Në prag të sezonit të ri turistik, shoqata shqiptare e turizmit i kërkon Komitetit Teknik të Ekspertëve te zgjohet dhe të heqë masat kufizuese për shkak të Covid, pasi tani nuk diskutohet më për pandemi por për ekonomi. Kryetari i kësaj shoqate thotë se Komiteti duhet të lehtësojë turizmin pasi prenotime ka pasur, por nëse kërkojmë ende teste në kufi apo mbyllet muzika në orën 23:00, çfarë ofrojmë për pushuesit? Mund të përballemi me anulime.