Fundi i muajit Tetor dhe temperaturat 27-28 gradë kanë tërhequr njerëz në pushues në plazhet e Vlorës. Vija bregdetare këtë të diel të fundit të muajit Tetor u frekuentua nga vendas e të huaj. Prenotimet kanë qenë në nivele të kënaqshme për operatorët turistikë të Vlorës. Sipas tyre në hotele kërkesat e vjeshtës shkojnë deri ne 30% të kapacitetit.