Shumë drejtues mjetesh nga Shqipëria po zgjedhin të furnizohen me naftë në Maqedoninë e Veriut, duke kaluar përmes pikës kufitare të Qafëthanës. Arsyeja është çmimi më i ulët pasi diferenca me Shqipërinë arrin deri në 60 lekë për litër, duke bërë që kjo të jetë një zgjidhje më e leverdishme.