Vlora nuk është më destinacioni për një sezon turistik. Gjatë gjithë vitit, qyteti bregdetar tërheq pushues vendas e të huaj. Temperaturat tipike pranverore këtë fillim viti kanë tërhequr turistët, që kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve dhe pushimet pranë detit. Nata e Vitit të Ri i ka gjetur baret dhe restorantet plot, ndërsa njerëzit festuan deri në orët e para të mëngjesit, duke përfituar nga heqja e orarit policor. Hotelet këto ditë kanë qenë të rezervuar. Xhiroja në lungomare duket si e një dite vere, pasi janë të shumtë qytetarët që po përfitojnë nga moti i ngrohtë. Pushues vendas dhe te huaj kanë përshëndetur për një vit të mbare dhe të begatë. Italianët shprehen se Vlora është e bukur në dimër, po aq sa në verë.