Prej vitesh festat e nëntorit sjellin në Korçë pushues nga qytete të ndryshme të vendit apo edhe Kosova. Përveç fundjavës edhe Dita e Pavarësisë është shoqëruar me fluks të lartë pushuesish në pika të ndryshme të qytetit. Edhe pse muajt e fundit nuk kanë shënuar shifra të larta të turistëve në Korçë, është kthyer në një traditë që ditët e pushimit të këtyre festave të shoqërohen edhe me më shumë gjallëri.