Çdo ditë e më shumë të huajt npo e konsiderojnë Shqipërinë një destinacion pushimesh të gjata edhe jashtë sezonit turistik. Hening është nga Gjermania. Ai ka një shkollë për windsurfing. Gjatë verës i duhet të punojë, ndaj tani është koha ideale për të pushuar dhe eksploruar vende të reja me rulotin e tij. Ky kamping në Karpen të Kavajës, buzë detit Adriatik, është kthyer në një ndalesë disa javore për të vizituar Shqipërinë dhe bukuritë e saj.