Aventura e një çifti bashkëshortësh ka përfunduar tragjikisht në Përmet, pasi njëri prej tyre ka humbur jetën. Turistët nga Gjermania kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës në Përmet, por i ka marrë rrjedha e ujit për shkak të prurjeve të mëdha në kanion, e për pasojë turistja 66-vjeçare është mbytur. Ndërsa turisti tjetër 72-vjeç ka mundur të dalë I gjallë në breg. Trupin e pajetë të turistes gjermane e nxorën në breg shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.