Një pushues serb 54-vjeç ka ndërruar jetë në plazhin e Vlorës, pasi ka pësuar arrest kardiak. Policia thotë se ndonëse i është dhënë ndihmë e menjëhershme mjekësore, ai nuk ia ka dalë të mbijetojë. Policia sqaroi se 54- vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjekësor i urgjencës, por 54 vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.