Gjatë katërmujorit të parë të këtij viti, gati 1.7 milionë shtetas të huaj hynë në territorin e Republikës së Shqipërisë për t’u numëruar si “turistë”. Në krahasim me vitin paraardhës, numri i vizitorëve të huaj është rritur me 56%. Jo vetëm nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia e Mali i Zi, por vizitorët në vendin tonë vijnë dhe përtej oqeanit. Të tjerë zgjedhin të jetojnë këtu përfundimisht sic është ky çift nga SHBA.