Temperaturat u rritën këtë fundjavë dhe në Vlorë gjejmë shumë turistë të huaj që bashkë me detin e atraksionet e qytetit shijojnë edhe diellin. Kryesisht të rinj që vijnë me grupe kanë më së shumti interes të vizitojnë bregdetin me mjete lundruese. Gjiret e Karaburunit, por edhe ishulli i Sazanti, janë dy prej destinacineve të zgjedhura prej tyre, jo vetëm për bukuritë natyrore por edhe për historinë e tyre.