Top Channel/ Turistët kërkojnë cilësi! Rritet numri i pushuesve. Në 3 muaj erdhën 1 milionë persona
29/04/2023 19:36

Mbi 1 milion turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë gjatë tre muajve të parë të vitit. Numrin e lartë të tyre e dëshmojnë rrugët e mbushura me shtetas të huaj në kryeqytet dhe bregdet. “Vijmë nga Shtetet e Bashkuara. Tirana është mahnitëse”– shprehet një turist amerikan. “Nuk dinim më parë për Tiranën. Vendosëm të bëjmë një udhëtim në Ballkan dhe thamë pse jo. Do të shohim dhe Shkodrën e Thethin“- thotë turistja spanjolle. “Transporti këtu është më i thjeshtë se në Spanjë. Këtu hipën në autobus dhe paguan kur ditësh të kërkon pagesën”. “Na pëlqejnë njerëzit këtu, ushqimi, natyra… çmimet janë shumë të lira krahasuar ne Evropën dhe Meksikën”- thotë turistja meksikane. Vizitorët e huaj shprehin përshtypjet për mikpritjen dhe panoramën e bukur që kanë gjetur në Shqipëri. “Njerëzit këtu janë shumë të mirë me turistët. Kjo ishte shtysa kryesore që na bindi të vinim”. “Kam qenë në Tiranë para 15 vitesh. Shoh një qytet komplet tjetër që po e eksplorojmë së bashku”. “Më pëlqen shumë atmosfera që gjetëm në Tiranë, na tërhoqi sa erdhëm”. “Jemi të shokuar nga Tirana! Shumë vend i këndshëm, na pëlqejnë baret, restorantet”. Por, gjatë bisedave, turistë nga Europa dhe Amerika Latine tregojnë rezervat për sektorin e shërbimit që po përballet me fluks në një kohë që vetë janë mungesë stafi. Shqipëria u ofron pushime me kosto të ulët, por jashtë kamerave turistët thonë se do të donin shërbim më të shpejtë në hotelet ku qëndrojnë dhe restorantet që frekuentojnë. Problematikën e konfirmojnë operatorët turistikë, të cilët kanë bosh 100 mijë vende pune. Ende pa ardhur maji, 80% e vendeve akomoduese janë prenotuar dhe operatorët kanë marrë punëtorë nga Azia për të cilët paguajnë më shume por marrin shërbim me te mire. Ndërsa fluksi më i madh i turistëve ende nuk ka mbërritur, operatorët turistikë janë në garë me kohën për të gjetur punëtorët.

Top News – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja drejt Liverpool dhe Dublin
04/04 15:32
Top Channel/ Zgjatet hetimi i vrasjes së Kalasë, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen
04/04 15:23
Top News – ‘Asnjë incident te Njësia 7’. Braçe tregon se çfarë ndodhi në takimin e Ramës
04/04 14:18
Top News – Me pistoletë me vete e makinë pa targa, kapet ‘gangsteri’ në Laç
04/04 13:58
Top News – Mesazhi në Instagram i kushtoi jetën e babait/ Detaje nga sherri në Vlorë
04/04 13:30
Top News – Vigjilja e Pashkës Katolike. Imzot Dodaj: Shqipëria ka nevojë për ndershmëri
04/04 13:29
Top Channel/ Thirrje për paqe në Pashkë, Arqipeshkvi i Shkodrës: Paqja nis nga familja dhe shoqëria
04/04 13:25
Top Channel/ ‘Të bëhemi ndërtues të paqes’/ Arqipeshkvi Giovani Peragine mesazh për Pashkën
04/04 13:23
Top News- Vigjilia e Pashkës Katolike, arqipeshkvi Giovani Peragine mesash për besimtarët
04/04 13:23
Top News- AKU bllokon 4 ton produkte bimore/ Gjobitet subjekti tregtar, u kap në shkelje
04/04 12:54
Top News- “Audi SQ8” dhe “BMW” me vlerë 120 000 euro, kapen në Tiranë, ishin vjedhur
04/04 12:49
Top Channel/ E rrahën pas sherrit online! Vlorë, 63-vjeçari shkoi për sqarim
04/04 12:40
Top Channel/ Ligji për kujdesin alternativ, Ministrja Sala: Fëmijët pa prindër do rriten në familje
04/04 12:26
Top Channel/ Mesazh politik në urimin e Pashkëve, Arjan Dodaj: Ndërgjegje reaguese ndaj korrupsionit
04/04 12:20
Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59