Jo vetem shqiptaret, por edhe të huajt e kanë si destinacion të rëndësishëm vizitën në memorialin e vendvarrimit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Historia e tij vazhdon të mbërthejë kuriozitetin e tyre, e për këtë arsye, gjithnjë e më shumë ky tempull i rëndësishëm i shqiptarëve njeh rritje të numrit të vizitorëve gjatë gjithë vitit për të kulmuar në sezonin e verës dhe gjatë muajit shtator.