Pushues të ndryshëm kanë zgjedhur të shijojnë qetësinë dhe freskinë e shtatorit pranë detit dhe natyrës së bukur që qyteti I Vlorës ofron. Pushues nga Afrika e Jugut , anglez, t urq por edhe shqipëtar zgjedhin të pushojnë në vjeshtë pranë brigjeve te jugut të Shqipërisë. Për ta Vlora është destinacion i zgjedhur dhe i planifikuar për tu relaksuar pasi kanë konsideruar përshtypjet e marra në internet apo nga miqtë e tyre që kane vizituar Vlorën më parë. Për Goth Kint është hera e parë që viziton Shqipërinë dhe Vlorën.