Shqipëria mbetet një destinacion turistik mjaft tërheqës dhe në këtë stinë, veccanërisht për turistët nga vendet e ftohta të Europës. Mes tyre janë dhe polakët që gjithnjë e më shumë preferojnë të arratisen për ca ditë pushimesh në Durrës dhe të shijojnë ecjet buzë detit edhe në këtë fund nëntori, ndërsa në vendin e tyre temperaturat kanë rënë dhe dimri është ulur këmbëkryq.