Çdo vit më shumë turistë po zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë. Këtë e tregojnë jo vetëm pamjet që shohim çdo ditë të vizitorëve të huaj, por edhe shifrat e 6 mujorit të parë, sipas të cilave rreth 2.5 milionë të huaj kanë hyrë në Shqipëri. Shtetet nga të cilat vijnë janë nga më të ndryshmet. Ajo çka i ka bindur për të vizituar vendin tonë, janë edhe komentet pozitive që marrin nga ata që kanë qenë më herët.