Kryeministri Edi Rama, në kuadër të turit ballkanik për Iniciativën e Berlinit, ka mbërritur në Malin e Zi. I dërguari Top Channel, gazetari Muhamed Veliu, i cili po e ndjek këtë tur raporton se në Podgoricë, kryeministri Rama u prit nga Filip Adžić, Ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boris Marić, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi.