Gabriele De Fabritis është fituesi i etapës së parë të Turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, që ka patur për itinerar Tiranë – Rrëshen – Shkodër me një gjatë 151.7 kilometra. Italiani që përfaqëson Shqipërinë e ka prerë i pari finishin, ndërsa ka patur kohën 3h12’57”, distancë e përshkruar me shpejtësi mesatare 47.197 kilometra në orë.