Korridori i 8-të, rruga që do të bëjë të mundur lidhjen e Tiranës me Shkupin për më pak se tre orë po vijon me ritme të shpejta nga të dy krahët e kufirit. Qeveria shqiptare ka caktuar fondet për katër lote të këtij korridori, ndërsa pret të hapë gjatë këtij viti edhe punimet në lotet 5 dhe 6. Në 80% të punimeve në anën shqiptare parashikohet zgjerimi i rrugës ekzistuese Elbasan – Qafë thanë.