Nisi këtë të diel puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, një ëndërr 30 vjeçare siç tha kryeministri që do shkurtojë kohën e mbërritjes në perlat e jugut. “Kam sjellë një frazë të mrekullueshme të Lord Bajronit në veprën shtegtime te Çajld Haroldit, të cilat i shkroi pasi shkeli për herë të parë në vjeshtën e 1809 në këto vise, ‘parajsa nuk krahasohet dot me viset që fsheh ky bregdet’.