Tuma Ilire e Kamenicës një sit arkeologjik i rëndësishëm në rajonin e Korçës ka tërhequr vëmendjen e turistëve dhe studiuesve të huaj. Një grup arkeologësh dhe filologësh nga Austria i janë drejtuar sitit ku gjenden mbi 400 varre që datojnë nga mijëvjeçari i dytë para krishtit si dhe objekte, stoli, armë dhe vegla që tregojnë shumë për jetën, zakonet, strukturat shoqërore dhe besimet e popullsisë ilire.