Gjatë tubimit të PD-së përpara Parlamentit nuk kanë munguar as trazirat. Protestuesit hodhën molotovë drejt policisë, me këtë të fundit që iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, një prej protestuesve shfaqet i lënduar, teksa më pas transportohet me urgjencë për në spital.