Sikur të mos mjaftonte rritja e çmimeve gjatë gjithë vitit, në këto prag festash rritja e çmimeve të produkteve të shportës po cenon tryezën e Vitit të Ri të një familje mesatare shqiptare. Sidomos pensionistët e kanë më të vështirë të plotësojnë një tavolinë feste, teksa duhet të mendojnë për nevojat e përditshme.