Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një konferencë me Departamentin e Arsimit dhe Shkencës, drejtuar nga znj. Lili Sula, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. Takimi zhvillohet në sallën “Pjetër Arbnori”, në selinë e PD-së. Me rastin e 7 Marsit, të pranishëm në këtë tryezë janë edhe ekspertë të fushës së arsimit që po japin këndvështrimin e tyre për cilësinë e arsimit.