Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-Wen konfirmoi se një numër trupash amerikane kanë mbërritur në ishull me qëllimin të ndihmojnë stërvitjen e forcave ushtarake vendase, ndërsa shprehur besimin e saj të plotë se ushtria e SHBA-së do ta ndihmojë ishullin në rastin e një sulmi të Pekinit. Në një intervistë për CNN, Tsai e përshkroi Tajvanin si një “fener” demokracie në rajon që përballet me një fqinj gjigand autoritar, kërcënimi prej të cilit shtohet dita-ditës.