Një trup i vdekur është gjetur në Be’er Sheva i shtrirë në rrugë, pak kilometra nga Gaza. Gazetarët u detyruan të veshin jelek antiplumb për shkak të zonës e cila është e rrezikshme, pasi mund të qëllohet me armë. Dhjetëra tanke janë nisur drejt Gazës, ndërsa ekipi i gazetarëve morën urdhër të largoheshin nga kufiri me Gazën.