Top Channel/ Trump trondit afganët në Shqipëri! Urdhri i fundit komplikon të ardhmen
24/01/2025 19:35

Një prej urdhrave ekzekutivë të presidentit të ri amerikan Donald Trump firmosur të hënën prek edhe Shqipërinë. Bëhet fjalë për Urdhrin ekzekutiv, i titulluar “Riorganizimi i programit të pranimit të refugjatëve të Shteteve të Bashkuara”, urdhër i cili prek drejtpërdrejtë ata afganë të cilët ndodhen në vendin tonë në pritje të shqyrtimit të një vize të posaçme e njohur si SIV. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ka mësuar se aktualisht në Shëngjin ndodhen 400 afganë në pritje për të shkuar në SHBA. Burime diplomatike në dijeni të këtij procesi në kushtet e anonimatit pohuan për Top Channel se 100 prej tyre për arsye specifike i është refuzuar kjo lloj vize e posaçme SIV. Të njëjtat burime sugjerojnë se afganët në Shëngjin të cilët kanë aplikuar për këtë lloj vize me gjasë nuk do të preken nga urdhri ekzekutiv i presidentit Trump meqenëse ata kanë aplikuar përpara daljes së urdhrit. Megjithatë kjo situatë pas urdhrit ekzekutiv ngre disa pyetje edhe nëse këta shtetas afgan do të udhëtojnë drejt SHBA. Çështja e parë dhe më kryesore, a do të mundet mbajtësit e një vize SIV, të përfitojnë benefite të tipit shtëpi sociale apo pagesa sociale kur të mbërrijnë në SHBA, ndihma të cilat vinë nga buxheti shtetit amerikan. Disa prej afganëve tashmë në Shqipëri u detyruan të lënë pas prindërit ose fëmijët e tyre, të cilët tani nuk do të jenë në gjendje t’i sponsorizojnë ata si refugjatë për t’u bashkuar me ta. Kjo është një tjetër pyetje në mendjet e atyre të cilëve janë tashmë në Shëngjin e duhet të përballen me një realitet të ri pas urdhrit ekzekutiv të Trump. Top Channel ka mësuar edhe një tjetër element. Organizatat jo qeveritare amerikane të cilat asistonin afganët e konsideruar miq të SHBA janë larguar nga Shëngjini. Ndërkohë për 400 afganët aktualisht më Shëngjin kostot e akomodimit dhe ushqimit vijojnë të paguhen nga qeveria amerikane. Shqipëria pranoi kërkesën e SHBA-së për të pritur afganët në vjeshtën e vitit 2021. Vendi ynë u përdor për shqyrtimin e aplikimit të tyre nga një oficer konsullor në ambasadën e SHBA në Tiranë. Prej asaj kohe në Shqipëri kanë ardhur dhe shkuar në SHBA mbi 4.000 afganë jeta e cilëve ishte në rrezik si pasojë e ardhjes së Talebanëve në pushtet.

Top Channel/ Mesazhet e Ramës për socialistët, zbardhen 3 porositë e kryeministrit
07/04 22:19
Top News – Rama jep porositë për socialistët. Takime me qytetarët dhe fokus tek ekonomia
07/04 19:34
Top News-Sekuestrimi i pasurisë së Malltezit. Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dhëndrit të Berishës
07/04 19:30
PD në krizë?/ Berisha gati planin për zgjedhjet e brendshme, nami zbulohen prapaskenat
07/04 18:38
Top News – ‘Asnjë bllokim negociatash’. Rama: Lajme të pavërteta, po ecim sipas parashikimeve
07/04 18:15
Top News – Etika kursen Ballën e Vokshin. Flamur Noka ndëshkohet me 20 ditë, Elda Hoti me 10
07/04 18:08
Top News – Balla nuk ka vendim për Spiropalin. Për Erion Braçen thotë se nuk po kritikon partinë
07/04 18:06
Top News – ‘Janë duke u hetuar nga SPAK’. PS refuzon komisionet e PD për ARRSh dhe AKSHI-n
07/04 16:36
Top Channel/ PD kundër për parqet teknologjike, Bozdo dhe Zhupa akuzojnë PS
07/04 15:16
Top Channel/ PS rrëzon komisionet hetimore, Balla përplaset me Bardhi
07/04 15:12
Top Channel/ Berisha: Ulni taksat e naftës! Qytetarët t’i bashkohen protestës më 17 prill
07/04 15:07
Top Channel/ Rama: Negociatat nuk janë bllokuar! Lançohet platformë punësimi
07/04 15:05
Top Channel/ “Të thuash që ka shumë korrupsion do të thotë të flasësh përçartë”, Rama: Dalin…
07/04 14:14
Top Channel/ “Rama mashtroi pensionistët”, Berisha: Rritja stratosferike e çmimeve po e godet…
07/04 13:44
Top Channel/ ‘Drejtorët e qarqeve i vendoste Partia’, Rama: Të gjithë ishin nën kthetrat e …
07/04 13:13
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:10
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:09
Top Channel/ ‘Falë kësaj administrate reflektohet pozitivisht’, Rama: Shpejtësi unike për integrimin
07/04 13:08
Top Channel/ ‘Ky portal krijon trasparencë’, Rama: Hapim një dritare të re për ata që duan të…
07/04 13:08
Top Channel/ ‘ Prezantimi i vendeve të lira të punës në sektorin publik’, Ibrahimaj: Portal unik…
07/04 13:06