Top Channel/ Trump thirret zyrtarisht të dëshmojë: Po refuzoi, rrezikon burgun!
21/10/2022 22:21

Komisioni i Dhomës së Përfaqësusve të Kongresit Amerikan që po heton trazirat e dhunshme të vitit të kaluar në Kapitol, lëshoi një thirrje ligjore ndaj ish presidentit Donald Trump për të dëshmuar përpara ligjvënësve. “Ju ishit në qendër të përpjekjes së parë dhe të vetme të nje presidenti amerikan për të përmbysur zgjedhjet dhe për të penguar tranzicionin paqësor të pushtetit”, thuhet në dokumentin e drejtuar atij, ku më tej shtohet: “E dinit se ky ishte një aktivitet i paligjshëm dhe antikushtetues”. Trumpi ka kohë deri në 4 nëntor për t'i derguar komisionit dokumentet e kërkuara, ndërsa rreth datës 14 nëntor duhet të paraqitet vetë për të dëshmuar. Nëse refuzon të dëshmojë në Kongres ose të dorëzojë materialet e pretenduara prej tij, komisioni mund t'ia referojë çështjen Departamentit të Drejtësisë – cka mund të pasohet nga një procedim penal. Shtatë anëtarët demokratë dhe dy republikanë të komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve votuan unanimisht në 13 tetor në favor të thirrjes së ish shefit të Shtëpisë së Bardhë për të dëshmuar. Lëshimi i fletëthirrjes tani u bë vetëm disa orë pasi ish-strategu i Trumpit, Steve Bannon u gjobit me 6,500 dollarë dhe u dënua me katër muaj burg për shpërfillje të Kongresit. Ai u dënua sepse refuzoi të dëshmonte ose të dërgonte dokumente në komision. Një ndihmës tjetër i Trump, Peter Navarro, do të dalë në gjyq për të njëjtën arsye muajin e ardhshëm për shkak se nuk pranoi të bashkëpunonte për një thirrje të ngjashme. Ligjvënësit thonë se Trump u kërkoi mbështetësve të tij të refuzonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, duke i shtyrë ata të sulmojnë sallat e Kongresit në një përpjekje për të parandaluar që Joe Biden të certifikohej si fitues. Mbështetësit e ish presidentit i shohin të gjitha këto lëvizje si dëshmi të frikës që sipas tyre, demokratët kanë se Trumpi mund të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, dhe të fitojë. Pamjet: AFP

Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13