Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me kreun e shtetit amerikan amerikan, Donald Trump. Boshtin e takimit të tyre e kanë përbërë luftrat në Ukrainë e Gaza. Trump la të kuptohet se të dy janë pajtuar me idenë që Vladimir Putin nuk mund të lejohet të vazhdojë konfliktin, edhe pse Erdogani preferon të mos i dalë përballë.