Presidenti Donald Trump mbërriti në Tokio të Japonisë, në atë që përbën ndalesën e dytë të turit të tij diplomatik që e con shefin e Shtëpisë së Bardhë të tre vende të Azisë. "Pres me padurim të shoh Perandorin!" shkroi Trump në një postim në Truth Social pak përpara se avioni i tij Air Force One të ulej në aeroportin Haneda.