Top Channel/ Trump presion Zelenskyt për ndarjen e Donbasit, presidenti ukrainas: Asnjë shpërblim për terroristët
20/10/2025 21:27

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndezur debat ndërkombëtar me deklaratat e tij më të fundit mbi luftën në Ukrainë. Mënyra më e mirë për t’i dhënë fund konfliktit tha Trump, do të ishte ndarja e rajonit Donbas, në mënyrë që pjesa më e madhe e tij të mbetej nën kontrollin rus. “Të ndalen në vijën e betejës, të shkojnë në shtëpi dhe të ndalojnë së vrari njerëz”, u shpreh Trump para gazetarëve. Deklaratat e presidentit amerikan vijnë pas një takimi të tensionuar me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë, ku udhëheqësi ukrainas kishte shpresuar të siguronte raketat Tomahawk, armë me rreze të gjatë veprimi që do t’i jepnin Ukrainës avantazh strategjik kundër forcave ruse. Megjithatë, Zelensky u largua pa asnjë marrëveshje. Gjatë takimit, Trump i sugjeroi Zelensky-t të hiqte dorë nga territore të mëdha në lindje të vendit, përfshirë Donetskun dhe Luhanskun, në këmbim të një tërheqjeje të pjesshme ruse nga rajonet e Zaporizhzhisë dhe Khersonit. Sipas The Guardian Trump u ndikua nga një telefonatë e gjatë me Vladimir Putinin disa ditë më parë, gjatë së cilës u diskutua për një shkëmbim territorial që mund të sillte paqe të shpejtë në Ukrainë. Trump vetë konfirmoi se kishte biseduar me Putinin dhe njoftoi se dy liderët pritet të takohen së shpejti në Budapest. Nga ana tjetër, Zelensky reagoi ashpër, duke theksuar se Ukraina nuk do të pranojë kurrë që t’i dorëzojë territore Rusisë. “Ukraina nuk do t’u japë terroristëve asnjë shpërblim për krimet e tyre. Mbështetemi te partnerët tanë për të ruajtur këtë qëndrim”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
Top News – Rusia: Ndalni sulmet mbi Bushehr! Kërkon zgjidhje politike e diplomatike për Iranin
23/03 13:09
Top News – Anulon planin ‘për të zhdukur’ Iranin / Trump tërheq ultimatumin, ‘kthesë’ dramatike
23/03 13:08
Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
DIGITALB DIGITALB