Në shenjën më të fundit të pakënaqësisë së hapur tashmë me homologun rus, Vladimir Putin, presidenti amerikan Donald Trump shënjestroi përpjekjet ëe shefit të Kremlinit për të përmirësuar arsenalin luftarak. Putini bën mirë t’i japë fund luftës në Ukrainë në vend se të testojë raketa me kapacitet bërthamor, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë, që shtoi shtoi se vendi i tij e ka të pozicionuar një nëndetëse bërthamore pranë brigjeve të Rusisë.