Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po i intensifikon sulmet e tij ndaj homologut rus, Vladimir Putinit, duke paralajmëruar se presidenti rus po “luan me zjarrin”. Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se nëse ai nuk do të ishte në pushtet, “gjëra shumë të këqija” do të kishin ndodhur tashmë në Rusi.