Takimi i tyre i përzemërt në SHBA duket nuk ia ka ndryshuar mendjen ish presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Volodimyr Zelenskyn. Kandidati republikan e fajësoi ë fundi presidentin e Ukrainës se ishte pikërisht ai që ndihmoi në nisjen e luftës së vendit të vet kundër Rusisë. Mjaftoi një pohim i tillë që të shtohet bindja se nëse fiton në 5 nëntor, Trumpi mund ta ndryshojë rrënjësisht politiken amerikane kundrejt Rusisë.