Dy akuza janë ngritur kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, lidhur me dëshminë e tij përpara Kongresit amerikan. Njeriu që ka qenë prej një kohe të gjatë në shënjestër të kritikave të presidentit amerikan Donald Trump - akuzohet se ka gënjyer para ligjvënësve gjatë dëshmisë së tij në shtator të vitit 2020, lidhur me pyetjen nëse kishte autorizuar rrjedhjen e të dhënave të klasifikuar në media.