Top Channel/ Trump në telashe? Aktakuza për përmbysjen e zgjedhjeve, publikohen prova të reja
03/10/2024 19:47

Sipas dokumentacionit Donald Trump akuzohet se kishte përgatitur terrenin për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, përpara se të bëheshin zgjedhjet, dhe se “kishte bërë vepra penale” në përpjekjen e tij të pasuksesshme për të qëndruar në pushtet. Gjykata i bëri provat e reja publike të mërkurën, duke ofruar kështu një pamje më të plotë të padisë së ngritur ndaj ish-presidentit. Dokumentacioni i paraqitur nga prokurori i posaçëm Jack Smith jep një pamje të asaj që synojnë të provojnë prokurorët, në rast se çështja ndaj ish-presidentit Trump do të arrijë deri në gjyq. Këtij procesi i ka paraprirë një hetim disamujor i Kongresit që paraqiti një historik të detajuar të përpjekjeve të ish-Presidentit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Por në dokumentacionin e prokurorisë paraqiten rrëfime të reja nga ndihmësit e tij më të afërt, të cilët paraqesin pamjen e një presidenti “gjithnjë e më të dëshpëruar”, i cili ndërsa po humbiste Shtëpinë e Bardhë, “përdori mashtrimin për të goditur çdo fazë të procesit elektoral”. Në dokumentacionin e prokurorisë thuhet se ish-Presidenti Trump i tha një ndihmësit “E çfarë pastaj?”, kur u informua se Nënpresidenti Mike Pence ishte dërguar në një vendndodhje të sigurt, pasi turma e dhunshme e mbështetësve të Presidentit Trump sulmoi Kapitolin më 6 janar 2021, në përpjekje për të ndaluar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Ekipi ligjor i ish-Presidentit Trump paraqiti sfida ligjore në muajin e fundit të zgjedhjeve që përfunduan me rezultat të ngushtë, ndërsa demokratët janë përpjekur ta paraqesin refuzimin e tij për të pranuar rezultatin si një element qendror të pretendimit të tyre se ish-presidenti nuk është i përshtatshëm për t’u rizgjedhur. Padia e prokurorit të posaçëm nuk ishte bërë publike, pasi një vendim i Gjykatës së Lartë u dha imunitet të gjerë presidentëve për veprimet e tyre gjatë ushtrimit të detyrës. Vendimi i Gjykatës së Lartë detyroi rishqyrtimin dhe kufizimin e gamës së akuzave që mund të ngrinte prokurori, duke e bërë të pamundur zhvillimin e gjyqit përpara zgjedhjeve presidenciale që mbahen muajin e ardhshëm. Materiali i paraqitur nga prokurori i posaçëm synon ta bindë gjykatësen Tanya Chutkan se shkeljet në fjalë u bënë në cilësinë private të Trump dhe jo në funksionin e presidentit, duke argumentuar kështu se mund të vazhdohet me shqyrtimin e padisë. Gjykatësja Chutkan lejoi bërjen publike të një versioni të redaktuar të padisë, megjithëse avokatët e Trump argumentuan se ishte i padrejtë publikimi i saj kaq pranë datës së zgjedhjeve. Ish-Presidenti Trump akuzohet se “përgatiti terrenin” për refuzimin e rezultatit të zgjedhjeve përpara se të mbaronte procesi zgjedhor, duke u thënë ndihmësave të tij se në rast do të dilte herët në avantazh, ai do ta “shpallte fitoren përpara se të numëroheshin votat dhe përpara se të përllogaritej fituesi”. Prokurorët thonë se menjëherë pas zgjedhjeve, këshilltarët e ish-presidentit u përpoqën të mbjellin kaos për numërimin e votave. Në një rast, një punonjës i ekipit të tij elektoral, i përshkruar në aktpadi si bashkëpunëtor në konspiracion, ishte informuar se rezultatet që favorizonin kandidatin demokrat Joe Biden në një qendër votimi në Miçigan ishin të sakta. Aktpadia thotë se personi ishte përgjigjur: “gjeni një arsye se përse nuk janë të sakta” dhe “më jepni opsione për ta ankimuar” rezultatin. Prokurorët gjithashtu e akuzojnë ish-Presidenti Trump se vazhdoi të bënte pretendime për manipulim, megjithëse e dinte se ato ishin false. Aktpadia përmban edhe detaje të bisedave mes Presidentit Trump dhe Nënpresidentit, përfshirë atë gjatë një dreke private në 12 nëntor 2020, gjatë së cilës Nënpresidenti i ofroi “një opsion rrugëdaljeje” ish-Presidentit Trump, duke i thënë: “Mos e prano humbjen, por prano se procesi ka përfunduar”.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55