Donald Trump iu rikthye lajtmotivit të preferuar kur vjen fjala tek NATO: presidenti amerikan e vuri në pikëpyetje gatishmërinë e tij për ta mbështetur aleancën ushtarake perëndimore, duke thënë se nuk do t’iu shkojë në ndihmë aleatëve të NATO-s, nëse ata nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e vet.