Donald Trump njoftoi arritjen e një marrëveshje të madhe tregtare me Japoninë që parashikon një tarifë të përgjithshme prej 15% për mallrat japoneze të importuara në SHBA. "Sapo përfunduam një marrëveshje me Japoninë, ndoshta marrëveshja më e madhe e bërë ndonjëherë", shkroi presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social.