Top Channel/ Trump i “rrjedhin” sekretet/ Gafë e këshilltarit për sulmet në Jemen
24/03/2025 23:13

Jeffrey Goldberg, kryeredaktor i revistës “The Atlantic”, bëri zbulimin befasues të hënën kur ekipi i sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump, e shtoi atë në një bisedë top-sekrete mbi sulmet ushtarake në Jemen. Dailymail ka shkruar se këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA, Mike Waltz, e përfshiu Goldbergun në aplikacionin Signal, që shfrytëzohet për mesazhe të koduara. Aty ishin edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard. “Duhet të jetë e vetëkuptueshme, por gjithsesi do ta them, se kurrë s’kam qenë i ftuar në një takim të komitetit të drejtuesve të Shtëpisë së Bardhë dhe gjatë raportimit tim shumëvjeçar për çështje të sigurisë kombëtare, nuk kisha dëgjuar kurrë që një i tillë mblidhet në një aplikacion komercial”, ka shkruar ai. Historia tronditëse tregon se detaje operacionale u zbuluan padashur. Sekretari i Mbrojtjes, Hegseth, ish-prezantues i Fox News, tani po hetohet për këtë dështim. “Pete Hegseth, sekretari i Mbrojtjes, më kishte dërguar një mesazh mbi planin e luftës në orën 11:44 të mëngjesit. Bombat filluan të binin në Jemen, në orën 14:00”, ka shtuar Goldberg. Goldberg ka shkruar se në fillim s'mund ta besonte që këshilltari i presidentit Trump për sigurinë kombëtare do të ishte aq i pamatur sa të përfshinte kryeredaktorin në diskutime të tilla. Ai shtoi se s'do t'i zbulojë të gjitha informacionet që u zhvilluan në grup për shkak të sigurisë kombëtare, por tha se informacionet që jepeshin aty ishin zyrtare. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk di asgjë për prezencën e kryeredaktorit amerikan në grupin Signal ku rrodhën biseda mbi sigurinë kombëtare. “Nuk di asgjë për këtë. Ju po më tregoni për herë të parë këtë”, është shprehur ai. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e konfirmoi se një gazetar pa dashje u shtua në grupin me zyrtarë shtetërorë ku u diskutua sulmi ndaj rebelëve Huthi.

Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17