Ministrat e jashtëm të Groenlandës dhe Danimarkës thonë, se shpresojnë të zgjidhin kërcënimin ekzistencial që u paraqitet atyre nga obsesioni i presidentit të SHBA-së Donald Trump për të marrë në zotërim territorin autonom. Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, i përshkroi bisedimet diplomatike me SHBA-në të shtunën si "pozitive", megjithëse tha se fati i territorit autonom nën Danimarkën mbetet i pasigurt, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump, vazhdon të përsërisë dëshirën e tij për ta patur atë nën kontroll duke përmendur interesat e sigurisë kombëtare.