Top Channel/ Trump: Gaza ndërtohet lehtë, Lejuam Hamasin në rolin e policisë
13/10/2025 22:56

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi marrëveshjen e paqes për Gazën në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, duke i dhënë fund një konflikti 738-ditor që kishte tronditur rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar. Pas nënshkrimit, Trump u bashkua në skenë me presidentin egjiptian Abdel Fatah al-Sisi, presidentin turk Rexhep Taip Erdoan dhe kryeministrin e Katarit, të cilët kishin luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin e marrëveshjes. Salla shpërtheu në duartrokitje, ndërsa Trump deklaroi: “Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për Lindjen e Mesme; u deshën tre mijë vjet për të arritur këtu.” Duke iu drejtuar liderëve të tjerë të pranishëm, presidenti amerikan theksoi se gjithë procesi do të jetë nën monitorim të rreptë. “Ajo që kemi arritur së bashku në këto ditë të fundit do të ndryshojë historinë dhe do të mbahet mend përgjithmonë. Por ne do ta shohim me kujdes gjithçka hap pas hapi. Rindërtimi i Gazës? Më besoni, është pjesa më e lehtë.” Një gazetar e pyeti më pas për një nga pikat më të ndjeshme të marrëveshjes: riarmatosjen e Hamasit si forcë policore në Gaza. Trump u përgjigj shkurtimisht: “Ne u dhamë atyre miratim që të veprojnë si polici vendore për një periudhë kohore. Është pjesë e marrëveshjes.” Ndërkohë, në Gaza, Hamasi përfundoi lirimin e 20 pengjeve izraelite që ishin ende gjallë pas armëpushimit, ndërsa katër trupa të pajetë u kthyen nga 28 të tillë që rezultonin të zhdukur. Nga ana tjetër, Izraeli liroi gati 2,000 të burgosur palestinezë, siç ishte rënë dakord në marrëveshje.

Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47