Top Channel/ Trump: Fola me Putin, do sulmojë/ Shefi i Kremlinit telefonoi edhe Papën
04/06/2025 22:47

Presidenti amerikan, Donald Trump, zhvilloi të mërkurën një tjetër bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, me në fokus sulmet e fundit me dronë të Ukrainës ndaj rusëve. Në bisedën 15-minutëshe, Trump theksoi se Putin ka shprehur vendosmërinë për t’iu përgjigjur sulmeve ukrainase. “Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Diskutuam mbi sulmin ndaj avionëve rusë të ankoruar, nga ana e Ukrainës, si dhe për disa sulme të tjera që kanë ndodhur nga të dyja palët. Ishte një bisedë e mirë, por jo një bisedë që do të çojë menjëherë drejt Paqes. Presidenti Putin u shpreh se do të duhet të përgjigjet me forcë ndaj sulmit të fundit mbi bazat ajrore”. Gjithashtu, pjesë e bisedës telefonike mes dy liderëve ishte edhe Irani, ku si Trump, ashtu edhe Putin, ishin në një mendje se nuk mund të ketë armë bërthamore. “Diskutuam gjithashtu për Iranin dhe faktin se po mbaron koha për vendimin që Irani duhet të marrë në lidhje me armët bërthamore – një vendim që duhet të merret shpejt! I theksova Presidentit Putin se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe, për këtë çështje, besoj se ishim në një mendje”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Irani po e zvarrit qëllimisht vendimmarrjen për këtë çështje shumë të rëndësishme dhe, sipas tij, do duhet një përgjigje përfundimtare brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe. Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi të mërkurën telefonatën e parë me Papën Leon XIV. Sipas deklaratës së publikuar nga Kremlini, presidenti rus i tha Papës se “Rusia dëshiron paqen”, por theksoi se “autoritetet e Kievit po kërkojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”. Putin ritheksoi “interesin për arritjen e paqes përmes mjeteve politike dhe diplomatike”.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58