Top Channel/ Trump firmos “luftën e tarifave”/ Presidenti i SHBA sulmon Europën: Na kanë vjedhur
02/04/2025 23:50

Në një fjalim të shumëpritur, Presidenti i SHBA, Donald Trump, shpalli tarifat e reja reciproke për pjesën tjetër të botës, duke theksuar se do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv për implementimin e tyre. Fjalimi i Trump u mbajt pas orës 22:00 dhe ai theksoi se niveli minimal i tarifave do të jetë 10% për të gjitha vendet përfshi edhe Shqipërinë, ndërsa 20% për Bashkimin Europian dhe deri në 34% për Kinën. Sipas Trump, tarifa 25% do të aplikohet për makinat e huaja. “Taksapaguesit tanë janë mashtruar dhe janë plaçkitur për më shumë se 50 vjet, por kjo nuk do të ndodhë më", deklaroi ai. Në fjalimin e tij, e ka quajtur 2 Prillin, si ditën e çlirimit për Amerikën, duke theksuar se kjo është dita kur SHBA do të marrin përsëri kontrollin e industrisë dhe ekonomisë së tyre. “SHBA aplikonte një tarifë prej 2.4% për makinat e importuara. Ndërkohë, Tajlanda dhe shtetet e tjera aplikojnë çmime shumë më të larta, si 60%. India aplikon 70% dhe Vietnami 75%. Kjo është e padrejtë" shtoi ai. Njoftimi i Trump ka shkaktuar një rënie të fortë të dollarit, i cili ka humbur vlerë kundrejt euros që arriti një nivel prej 1,09 dollarë, krahasuar me 1,0840 dollarë para njoftimit, dhe 1,07 dollarë një ditë më parë. Tregu i obligacioneve të qeverisë amerikane gjithashtu reagoi negativisht. Përveç kësaj, Trump ka sulmuar marrëveshjet tregtare si nafta duke i akuzuar për shkaktimin e humbjes së milionave vendeve të punës dhe për rritjen e deficitit tregtar amerikan.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02