Pas protestave të vazhdueshme në Los Angeles kundër veprimeve të autoriteteve federale të migracionit kundër emigrantëve, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar dërgimin e 2,000 trupave të Gardës Kombëtare. “Ky është reagimi nga administrata në Uashington pas paligjshmërisë që është lejuar të përhapet", tha zëdhënësja e Trump, Karoline Leavitt. Në rrjetin e tij online Truth Social, vetë Trump sulmoi kryebashkiaken e Los Anxhelos, Karen Bass, dhe guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, duke përdorur me përçmim "Newscum", e cila përmban brenda fjalën "scum", që do të thotë "llum".