Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjeruar kërcënimet e tij tregtare, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave të reja për telefonat inteligjentë të prodhuar nga gjiganti korean Samsung, pas paralajmërimeve ndaj Apple. Gjatë një deklarate nga Zyra Ovale, Trump u shpreh se tarifa prej 25% që pritet t’i vendoset Apple do të shtrihet edhe tek prodhues të tjerë kur ajo të hyjë në fuqi. Ai u pyet nëse kjo masë do t’i jepte Samsung një avantazh në tregun amerikan.