Top Channel/ Trump blindon ushtrinë, gati buxheti historik
08/04/2025 19:57

Presidenti amerikan, Donald Trump, po përgatit një buxhet historik për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Trump dhe Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftuan synimin e tyre për të propozuar buxhetin e parë ushtarak prej 1 trilion dollarësh në historinë e SHBA. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Trump tha se buxheti i ardhshëm do të jetë "afër 1 trilion dollarë", duke theksuar se "ne duhet të ndërtojmë ushtrinë tonë, sepse ka shumë forca të errëta atje jashtë". Nga ana e tij, Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në një postim në ‘X’ të hënën mbrëma, konfirmoi këto plane, duke shkruar: "Së shpejti: buxheti i parë trilion dollarësh i Departamentit të Mbrojtjes. Ne do të përdorim çdo dollar të taksapaguesve me mençuri”. Propozimi Trump-Hegseth përfaqëson një rritje drastike mbi buxhetin e këtij viti prej 892 miliardë dollarë, të cilat mbulonin jo vetëm Pentagonin, por edhe zhvillimin e armëve bërthamore dhe programet e sigurisë në agjenci të tjera federale. Trump mund të mos ketë specifikuar nëse shuma prej një trilion dollarësh ka të bëjë ekskluzivisht me Pentagonin ose buxhetin e mbrojtjes kombëtare në tërësi (i cili përfshin edhe shërbime të tjera), por parashikimet janë që shpenzimet totale të mbrojtjes të kalojnë 900 miliardë dollarë në buxhetin e ri. Deklarata e tij, megjithatë, konfirmoi synimin për një rritje në shkallë historike. "Askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë më parë”, tha Trump, duke shtuar se “Ne jemi të kujdesshëm me koston, por ushtria është diçka që duhet ta rindërtojmë. Ne duhet të jemi të fortë."

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58