“Faleminderit Rik Grenell, ke bërë një punë të shkëlqyer dhe tani po mendoj për aventurën tënde të ardhshme”. Këto ishin fjalët me të cilat presidenti amerikan Donald Trump iu drejtua Richard Grenellit, i cili do të largohet nga posti i presidentit në qendrën kulturore “Kennedy Center”. Presidenti Trump njoftoi se Grenell do të pasohet nga Matt Floca, që ka udhëhequr disa departamente të qendrës, ndërsa saktësoi se Grennell nuk u shkarkua, sikundër janë përhapur lajme së fundmi.