Donald Trump kërkon të shënojë paqen mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në listën e atyre që i sheh si arritje të rëndësishme të tij. Presidenti amerikan pret sot në Shtëpinë e Bardhë liderët e të dy vendeve për të nënshkruar një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e cila t`i japë fund konfliktit disa dekadësh mes tyre.