Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA po ndiqen me vëmendje edhe në Ballkan. Majin e këtij viti, dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, i shoqëruar nga ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, vulosi në Serbi një marrëveshje në vlerën e një milliard dollarëve që përfshin marrjen me qira për 99 vjet t ëish selisë së Ushtrisë Popullore Jugosllave, e cila u dëmtua rëndë gjatë bombardimet e NATO-s të vitit 1999.