Top Channel/ Tronditet Vuçiç! Kosova do prodhojë armë! Maqedonci zbulon planin
04/01/2025 19:50

Për rreth një vit e gjysmë, Kosova planifikon të nis me prodhimin e municionit, pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë shtetërore turke, “Makine ve Kimya Endüstrisi" për ndërtimin e fabrikës. Në një intervistë për Top Channel, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bën të ditur se tashmë, kompania turke ka nisur me prodhimin e pajisjeve që janë të nevojshme. Tashmë pas nënshkrimit të kontratës kompania prodhuese turke ka filluar pra prodhimin e makinerisë së nevojshme për prodhimin e municioneve. Nuk mund ta jap saktë kohën, por çka mund të them është më shumë se një vit e më pak se dy vite koha kur ne do të kemi mundësinë të shohim prodhimin e municioneve të para në Republikën e Kosovës Kosova synon të prodhojë dy lloj të municioneve, 5.56mm dhe 7.62mm e që do të jenë markë shtetërore. Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes është në kërkim të një lokacioni për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e municionit. Përveç tjerash, Kosova është duke negociuar me disa shtete për të nisur edhe themelimin e laboratorit për dizajnimin e dronëve. Për çështjen e laboratorit për dizajnimin e dronëve, ne jemi duke analizuar edhe vende të tjera, kemi pasur informacione të ndryshme për mundësi për laboratorë të tillë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe vende të tjera, nuk jemi të kufizuar në Republikën e Turqisë Forca e Sigurisë së Kosovës në fund të vitit 2025 hyn në fazën e fundit të tranzicionit që dhe shndërrimin në ushtri të gatshme për të zhvilluar operacione për mbrojtjen e territorit. Në këtë fazë parashihet ndërtimi i kapaciteteve luftarake të forcës, që sipas ministrit një pjesë janë arritur të tilla si furnizimi me sistemin Javelin. Sistemet anti tank që kemi prokuruar nga Republika e Turqisë dhe ato që kemi prokuruar gjithashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sistemi Javelin dhe nga Gjermania dhe vendet e tjera. Jemi në diskutime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për liferimin e një pjese të sistemeve Javelin gjatë vitit 2025, për të vazhduar edhe me pjesën tjetër në vitet në vazhdim. Maqedonci ka njoftuar se në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së ka nisur diskutimi edhe për furnizimin me helikopterë. Në këtë aspekt, gjatë vitit 2025 jam i bindur që do të arrihet të paktën të orientohemi saktë në llojin e helikopterëve që duhet ta kemi në mënyrë që këta një pjesë t'i kemi para përfundimit të fazës së tretë të tranzicionit që është vitit 2028 Nga viti 2021, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se për blerjen e sistemeve të armatimit vlera e shpenzuar ka shkuar 270 milionë euro. E gjithë kjo për përafrimin me standardet e NATO-s ku Kosova ka synim anëtarësimin.

Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38