Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter ka tronditur Qipron orët e para të mëngjesit. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit u raportua 113 kilometra në perëndim të kryeqytetit Nikosia, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 51 kilometra.